Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush kërcënohet nga qelitë e SPAK në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin, Gazment Bardhin dhe grupin e tij…
Në selinë blu po ziejnë tensione të mëdha. Ujërat janë trazuar fort brenda “folesë” së ish-kryeministrit Sali Berisha, mes paralajmërimeve për arrestime të reja nga SPAK, organizim demokratësh për të rrëzuar kreun e PD nga karrigia dhe akuzave të forta që kanë plasur nga figura të njohura të opozitës. Gjatë një interviste të fundit televizive, deputeti i PD Belind Këlliçi deklaroi se: “Shumë shpejt, ndoshta pa u mbledhur parlamenti, SPAK do të arrestojë deputetë të zgjedhur të PS si Tërmet Peçi, etj.” Arrestime ka paralajmëruar pak ditë më parë dhe Myslim Murrizi, cili tha se “do ketë goditje brenda listës...