Kush ka frikë nga Dukagjin Lipa?

Kush ka frikë nga Dukagjin Lipa?

Shkruan Klara Buda Të jesh baba shqiptar dhe ta shohësh vajzën si subjekt të lirë, është një akt politik. Dukagjin Lipa nuk është thjesht menaxher i suksesit të Duas, ai është arkitekt i një modeli të ri atësie shqiptare. Në një kulturë që shpesh ndrydh, ai zgjedh të mbështesë. Dhe kjo është revolucionare. Paris, më 3 gusht 2025 Në një kohë ku emri i Dua Lipës* ndriçon në skenat e botës, është lehtë të harrojmë se pas çdo superylli qëndron një histori e përditshme, një marrëdhënie njerëzore, një rrënjë intime. Babai i saj Dukagjin Lipa shumë i pranishëm në karrierën e saj cilësohet si menaxher brilant, si ideator strategjik i suksesit të vajzës së tij, por në disa gazeta londoneze edhe si baba patriarkal. Por...