No Image Available

Kush janë qytetet më të vjetra të banuara në botë

Rreth vitit 10.000 Para Krishtit njerëzimi fillimisht filloi të vendosej në komunitete të vogla bujqësore, të cilat u zgjeruan më pas për të krijuar qytetet e para në botë. Shumë qytete të famshme nga këto djepe të hershme të qytetërimit – në Lindjen e Mesme, Kinë dhe Indi – janë zhdukur nga faqja e dheut. Por disa vazhdojnë të jenë të banuara ende sot. Ja cilët janë ato. Luojang, Kinë I ndodhur në provincën Henan, ai është një kandidat i fortë për qytetin më të vjetër në Lindjen e Largët. Besohet se u themelua gjatë dinastisë e parë misterioze të Kinës, Xia, e cila sundoi një pjesë të Kinës përpara zhvillimit të fjalës së shkruar. Në vitin 1959 arkeologët gërmuan mijëra objekte të punuara me mjeshtëri në Luojang, të cilat datojnë që nga viti 1600 Para Krishtit, pra rreth kohës kur supozohej se sundoi dinastia Xia. Midis tyre kishte objekte të çmuara prej bronzi dhe...