Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush janë dardanët dhe ku shtrihej Mbretëria Dardane që është Kosova e sotme! Flet historiani Jusuf Buxhovi!
Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, ku foli për dardanët që njihen sot dhe thirren shqiptarët e Kosovës. Historiani, i cili ka bërë edhe një libër për dardanët, “Dardania, Antika dhe Mesjeta” tregoi një pjesë të historisë së fiseve dardane, ndikimi i tyre, ku shtrihej Mbretëria Dardane në antikitet, etj. Dritan Hila: Ka qenë Dardania, iliro-shqiptare apo bën pjesë te mitologjia që neve ballkanasit siç thoshte Çërçilli, prodhojmë histori më shumë se sa jemi në gjendje të konsumojmë?Historiani Jusuf Buxhovi: “Jo nuk është mitologji. Dardania është një nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit. I takon trinomit të Mbretërisë Ilire në antikitet, bashkë me Maqedoninë dhe Epirin. Nëse merret etnikisht harta e kësaj pjesë, 80%...