Kush janë 5 vitet më të këqija në historinë e njerëzimit

Kush janë 5 vitet më të këqija në historinë e njerëzimit

Historia e racës njerëzore, është një sagë e gjerë rrëfimesh magjepsëse. Ndër vite ka pasur shumë triumfe, por më shumë në sy priren të bien momentet e këqija. Në fakt, ne jemi shumë më të interesuar për luftërat dhe revolucionet sesa për paqen dhe vazhdimësinë. Ndonëse do të ketë gjithmonë debate se cili vit ishte më i keqi absolut, është e pamundur të mohohet se këto 5 vite ishin shumë më të tmerrshëm. 1. Viti 536 Dimri i vitit 536 ishte një ngjarje rrëqethëse dhe e pazakontë. Historianët dhe shkencëtarët nuk e dinë ende në detaje se çfarë ndodhi. Por ajo pak që dimë është e tmerrshme. Për shkak të një shpërthimi vullkanik që ndodhi në Islandë, në atmosferën e Tokës u formua një mjegulle madhe. Ajo e dobësoi rrezatimin e diellit, shkaktoi temperatura shumë të ulëta, dhe ditë më të errëta në Hemisferën Veriore. Përveç problemeve në bujqësi dhe urisë, në të gjithë Evropën dhe Aziu përhapën sëmundjet. Në fakt, shumë burime kanë folur për ndikimin e këtij fenomeni, duke...