Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kush ishte Xhanfise Keko, rrëfeu ajo që e kishte njohur…
Nga Meri Lalaj Kur isha studente shkoja shpesh tek shtëpia e kushëririt tim Petro Lalaj, që ndodhej përballë Urës së Tabakëve matanë lumit të Lanës. Në atë shtëpi rrethuar prej lloj-lloj pemëve jetonte edhe familja Keko, Endri dhe Xhanfise me djemtë e tyre: Ilirin dhe Dorin. Vite më vonë kur ndiqja filmat shqiptarë për fëmijë të realizuar nga Xhanfiseja ndihesha e gëzuar, që e njihja atë familje. Në vitet e para të pasluftës për të ndihmuar familjen, Xhanfisesë i duhej që të punonte si shitëse biletash tek kinema „Republika“. Për vajzën e re gjirokastrite ky ishte kontakti i parë me filmin. A mund ta përfytyronte ajo asokohe se do të vinte një ditë kur sallat do të mbusheshin plot me njerëz për të parë filmat...