Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishte shqiptari që u bë princ dhe sundoi për 19 vite Moldavinë
Shkruan: Marin Mema Një nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare është padyshim ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu, siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë. Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo “ujku”, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet… Për prejardhjen e familjes Koçi ka disa teza. Njëra prej tyre i identifikon paraardhësit me rrënjë nga Shqipëria Jugore, të emigruar në fshatin Arbanas në Bullgari, ku ende jeton një komunitet shqiptar. Një tjetër i vendos, pas mbërritjes në Bullgari, në një zonë pranë qytetit Razgrad. Duke qenë se studimet e mirëfillta për këtë figurë mungojnë,...