Kush ishte Mehmed Pasha nga Korça dhe si u bë mbret i Egjiptit?

Kush ishte Mehmed Pasha nga Korça dhe si u bë mbret i Egjiptit?

Kur Mehmed Aliu në vitin 1800 u emërua zyrtarisht vezir i vilajetit të Egjiptit, pikësëpari në rivendosjen e besimit dhe të qetësisë e kuptoi se është e domosdoshme t’i qetësojë memalikët që u thonin jeniçerë të Egjiptit. Pasi pati sukses në këtë çështje, si hap të parë mori iniciativën që në të gjitha territoret islame të konsolidojë ushtrinë. Mehmed Ali Pasha lindi në një fshat të rrethit të Korçës në Shqipëri në vitin 1769. Ende kur ishte fëmijë, babai i tij, për shkaqe të ndryshme e lëshoi vendlindjen dhe së bashku me familjen u shpërngul për në Kavallë. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti të duhanit gjatë kësaj kohe. Veç kësaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak që ishte një talent dhe...