Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishte gjeografi i parë që shkruajti për Ilirinë…
Skylaksi (Shek. VI-V pr. K) ishte udhëtar, gjeograf dhe historian grek nga Karianda e Karisë. Bëri një udhëtim, eksplorim të madh në Indi dhe në brigjet e Oqeanit indian me urdhër të Darit, mbretit të Persisë në fund të shek IV pr. K. “Perilus tes thalages te eikumenes Evropes kai Azias Libeyes” (Lundrimi gjatë brigjeve të Evropës, Azisë dhe Afrikës). Është quajtur pseudo Skylasi pasi vepra është e një autori të mëvonshëm. “…Pas Liburnëve vjen popullsia e Ilirëve që banojnë gjatë anëdetit gjer në Kaoni. Kjo ndodhet kundrejt Korkyrës, ishullit të Alkinout. Është aty një qytet helen i quajtur Heraklea bashkë me limanin e vet. Banojnë aty edhe popuj barbarë që quhen me një emër Lotofagë. Këta janë: Hierastamanët, Bylinët, Hyllet (Hyllët janë fqinjë me...