Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishin Albanezët që jetuan në Vushtrri?
SHKRUAN: BAJRAM MJEKU Burrat në këtë fotografi, e cila është realizuar më 28 Nëntor të vitit 1953 janë nga Veriu i Shqipërisë dhe ishin pjesëtarë të Rezistencës antikomuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga terrori komunist u vendosën në Kosovë. Për ata që nuk e dinë, dëshiroj t’ua kujtoj se mbas Luftës së Dytë Botërore, regjimi jugosllav për emigrantët shqiptarë krijoi dy kampe; në Vushtrri dhe në Viti të Anamoravës. Në këtë fotografi, antikomunistët shqiptarë pozuan me flamurin kombëtar të Mbretërisë shqiptare. Njëri ndër ta është miku im i çmuar Gani Perolli ulur në rreshtin e dytë i pari nga e majta në të djathtë. Atëherë Ganiu ishte 14 vjeç dhe tash në moshë të shtyer jeton në Nju Xhersi të Amerikës me familjen e...