Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush ishin aksionerët e kompanive të famshme në Shqipërinë e viteve ’20
Nga Kreshnik Kuçaj Praktika e themelimit të kompanive me kapital të përbashkët dhe me aksione është një praktikë që në Shqipëri njohu zhvillimin më të madh në vitet ‘20. Në këtë periudhë kemi një serë rastesh kur sipërmarrës shqiptarë bashkojnë paratë e tyre për krijimin e shoqërive të ndryshme aksionare. Në këtë periudhë nuk mungojnë as kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri për shfrytëzimin e pasurive natyrore, kundrejt miratimit të koncesioneve përkatëse. Në studimin e ekonomistëve të njohur Iljaz Fishta dhe Muharrem Doçi për ndërhyrjen e kapitalit italian në Shqipëri në periudhën 1925-1944 evidentohet se ndonëse vendi ishte i prapambetur në vitet ’20 filluan të lindin format më të organizuara të sipërmarrjeve, sikurse janë shoqëritë aksionere, kartelet etj. Në këtë periudhë, ka pasur një...