Kush është ‘Kobra’? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje
“Duhet t’ia kthejmë Rusisë borxhin për gjithçka që ka bërë për ne ndër vite”, thotë një burrë me nofkën “Kobra”, i cili u shfaq në televizionin rus në fillim të shtatorit, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një maskë të zezë, që i mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës. Në dokumentar, ai prezantohet si snajperist me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina. Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë për identitetin e tij zbuloi gjurmë që çojnë te Petar Popoviq nga Derventa, i cili kërkohet nga drejtësia e Bosnje dhe Hercegovinës. Sipas dokumentarit, “Kobra” shkoi për të luftuar në Ukrainë në fund të vitit 2022, së bashku me Marko Matoviqin, një vullnetar nga Serbia. Matoviq u vra në fillim të vitit 2025, gjatë luftimeve në...
Burimi:
syri.net