Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kush e themeloi KGB-në?
Kur diskutohet mbi policinë sekrete dhe kundërzbulimin e huaj, asgjë nuk mund të krahasohet me KGB-në. Ajo ishte organizata më e madhe e llojit të saj në epokën e Bashkimit Sovjetik, me më shumë se 480.000 agjentë, 200.000 ushtarë dhe miliona informatorë. Këta agjentë ishin përgjegjës për informimin e udhëheqësve sovjetikë mbi udhëheqësit kryesorë të vendeve të tjera si dhe për kontrollin e popullsisë sovjetike. KGB do të thotë në rusisht Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti, ose Komiteti për Sigurimin e Shtetit. Organizata ishte një zgjatim i NKGB-së, e cila funksiononte në kohën e udhëheqësitkomunist sovjetik Josif Stalin. Spiunët e NKGB arritën të depërtojnë në shumë qeveri perëndimore. Madje thuhet se sovjetikë kishin agjentët e tyre në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit në SHBA, një strukturë kërkimore që zhvilloi armën e parë bërthamore. Organizata ishte aq e suksesshme sa që besohet se Stalini, dinte më shumë mbi atë që ndodhte me ushtritë e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës, sesa vetë homologët e tij perëndimorë. Po ashtu, NKGB ishte e angazhuar brenda vendit si një “polici sekrete”, ashtu si bën Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA. Në vitin...