Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kurti:Serbia vazhdon përpjekjet për destabilizim, shqetësim për situatën në Gaza
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Serbia po vazhdon me përpjekjet për destabilizimin e vendit, por institucionet e inteligjencës dhe sigurisë po i kundërvihen me sukses këtyre sfidave. Ai foli për arrestimin e togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiç, të dyshuar për spiunazh, si dhe të Igor Popoviç, ndihmësdrejtor në “Zyrën për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, i akuzuar për nxitje të përçarjes dhe tensioneve ndëretnike.Kurti theksoi se për Popoviç janë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim të Serbisë (BIA), përfshirë incizimin ilegal të takimeve në Bruksel më 17 shtator...