Kurti uron Islam Selmanin për medaljen e artë në Taranto

Kurti uron Islam Selmanin për medaljen e artë në Taranto

2 September, 2026 - 09:00 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar karateistin kosovar Islam Selmani për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Kurti, përmes një postimi, tha se Selmani u ngjit në majën e podiumit pasi mposhti medalistë botërorë, duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra Mesdhetare. “Medaljen ia dedikoi Kosovës, ndërsa Kosovës ia solli medaljen e shtatë nga këto Lojëra Mesdhetare”, shkroi Kurti. Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e karateistit, duke theksuar se suksesi i tij i ka dhënë Kosovës një tjetër moment krenarie sportive. Kurti uroi Islam Selmanin dhe gjithë ekipin e karatesë, ndërsa theksoi se sukseset e sporteve luftarake të Kosovës po vazhdojnë edhe në karate, pas rezultateve të njohura në xhudo...