Kurti takon Lammy: Mbretëria e Bashkuar, aleate e Kosovës në integrim

Kurti takon Lammy: Mbretëria e Bashkuar, aleate e Kosovës në integrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ku ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar në pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit.Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka theksuar marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen britanike në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve në Kosovë.Gjatë takimit, palët diskutuan mbi progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, si dhe synimet e saj për anëtarësim...
Burimi: Diasporashqiptare.al