Kurti në takim me Erdogan në SHBA: Në fokus edhe aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti në takim me Erdogan në SHBA: Në fokus edhe aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

kurti-erdogan SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka ndarë pamje nga takimi dhe ka bërë të ditura disa nga temat e diskutuara me presidentin turk. Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar edhe aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. “Me Presidentin Erdoğan diskutuam edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim...