Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kurti kërkon statusin e kandidatit: Jemi demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor
👁5851
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Në një deklaratë të zyrës së tij bëhet me dije se Kurti i ka kërkuar Kallas që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. “Kryeministri e falënderoi znj. Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht dhe theksoi që Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor”, njoftoi zyra e kryeministrisë....