Kurti fton PDK-në dhe LDK-në për marrëveshje para seancës konstituive, refuzime dhe kushte

Kurti fton PDK-në dhe LDK-në për marrëveshje para seancës konstituive, refuzime dhe kushte

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës. Derisa Krasniqi e pranoi ftesën, LDK-ja tha se nuk e pranon. Kurti i ka ftuar ata në takim të përbashkët të enjten në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi...
Burimi: Sot.com.al