“Kurti bën lojë të dyfishtë”- Haki Abazi: Dënimi i Thaçit, një “gropë e zezë” për Kosovën! Lufta e UÇK s’mund të bëhet e padrejtë

“Kurti bën lojë të dyfishtë”- Haki Abazi: Dënimi i Thaçit, një “gropë e zezë” për Kosovën! Lufta e UÇK s’mund të bëhet e padrejtë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai është shpallur fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. I ftuar në emisionin “Real Story”,  ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi u shpreh se pritet që vendimi të ankimohet dhe se ekziston pritshmëria që ai të rrëzohet në apel. Ai e cilësoi këtë çështje si një nga më të ndjeshmet për Kosovën, duke e përshkruar situatën si një “gropë të zezë” për vendin. Gjatë intervistës, ai bëri edhe një krahasim mes rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës drejt integrimit evropian. Sipas...