Kurti akuzon Serbinë për destabilizim:Retorika e Vuçiqit kërcënon paqen në rajon

Kurti akuzon Serbinë për destabilizim:Retorika e Vuçiqit kërcënon paqen në rajon

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për përpjekje të qëllimshme për destabilizimin e rajonit dhe nxitjen e urrejtjes ndëretnike. Gjatë një konference për media, Kurti komentoi arrestimin e Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, i cili dyshohet për veprime që cenojnë rendin kushtetues dhe vlerat themelore të Kosovës.“Sundimi i rendit dhe ligjit është themeli i shtetit tonë dhe nuk bën dallime sipas etnisë apo pozitës. Çdokush që e shkel ligjin do të përballet me drejtësinë”, deklaroi Kurti, duke konfirmuar se rasti i Popoviqit është në trajtim nga organet kompetente...
Burimi: Diasporashqiptare.al