Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kursi i këmbimit Euro – Lek zbret në një minimum të ri historik
Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek ka arritur një rekord të ri historik ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.84 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit ndodhet nën ndikimin e e szonit turistik, që shoqërohet me rritje prurjeve të monedhës europiane. Efekti i sezonit ka nisur të forcohet që nga tremujori i dytë, ndërsa në këtë periudhë të vitit arrin pikën më të lartë.Presionet mbi kursin e këmbimit duket se po shfaqen edhe më të fortë se parashikimet...