Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kurdët dorëzojnë armët, Erdogan: Hapet një kapitull i ri në historinë e vendit!
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pasi Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dorëzoi armët. “”Plaga” 47-vjeçare e terrorizmit” po i afrohet fundit dhe po hapet një “faqe e re” në historinë e Turqisë”, tha ai. Erdogan foli në hapjen e takimit të 32-të të konsultimit dhe vlerësimit në një hotel në Ankara. “Turqia ka fituar. Secili prej 86 milionë qytetarëve tanë – turq, kurdë dhe arabë – ka fituar”, tha Erdogan një ditë pas ceremonisë së dorëzimit. “Ne po ndjekim nga afër çdo iniciativë që mund të ndalojë gjakderdhjen, të qetësojë lotët e nënave, të lehtësojë vuajtjet dhe...