Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kurbin/ I moshuari në timon përplaset me makinën e turistit gjerman, 3 të plagosur
I moshuari në timon përfshihet në aksident rrugor duke përplasur mjetin e tij me një tjetër që drejtohej nga një turist i ri gjerman. Policia Rrugore e Kurbinit njoftoi sot se ka kryer hetimet për ngjarjen e ndodhur dje, me pasojë plagosjen e 3 pasagjerëve që ndodheshin në mjetin e 27-vjeçarit banues në Gjermani dhe që po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 70 vjeç, banues në Milot, pasi në Kurbin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues...