Kur Tirana bëhet qytet i kinemasë: Çfarë mbetet pas TIFF

Kur Tirana bëhet qytet i kinemasë: Çfarë mbetet pas TIFF

Festivali mbaroi. Dritat e sallave u fikën, juritë dhanë verdiktet e tyre, trofetë morën rrugën drejt fituesve dhe kineastët nisën të largohen nga Tirana. Por një festival filmi nuk mbaron me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ajo që mbetet pas tij është më shumë se lista e fituesve. Në shtatë ditë, Tirana u kthye në një qytet ku filmi nuk qëndroi vetëm në ekran. Ai u shfaq në kinema, në galeri, në ambiente të hapura, në biseda, në masterclass-e, në takime mes kineastësh dhe në mbrëmjet ku njerëz që vinin nga vende të ndryshme të botës u ulën në të njëjtën tryezë. Nga 21 deri më 27 shtator, edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival solli në kryeqytet 229 filma nga 71 vende, ndërsa...