Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Nga Ardit Rada Kam qenë gjithmonë i bindur se protesta është një nga të drejtat më të rëndësishme të një shoqërie demokratike. Madje, një demokraci ku qytetarët nuk protestojnë është shumë më shqetësuese se një demokraci ku protestohet shpesh. Por ajo që përjetova te ura e Hotel Dajtit në Tiranë më ngriti një pyetje tjetër: ku mbaron e drejta për të protestuar dhe ku fillon e drejta e një grupi njerëzish për të marrë peng pjesën tjetër të qytetit? Sepse ajo që pashë aty kishte pak lidhje me idenë që kam unë për një protestë që kërkon të bindë, të ndërgjegjësojë apo të tërheqë qytetarët rreth një kauze. Ishin rreth 100 persona. Përshtypja ime ishte se pothuajse gjysma ishin fëmijë, disa prej tyre rreth 10...