Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë
Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi Një kritikë ndaj kryeministrit, një reagim i ashpër ndaj dhunës policore apo një metaforë gjatë një debati politik mund të përfundojnë me një faturë financiare për televizionin që i transmeton. Gjashtë gjoba të vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ndaj televizioneve kombëtare, përfshirë Klan TV, Vizion Plus, Euronews Albania dhe Top News, kanë hapur një përplasje të re mes rregullatorit dhe medias, duke ngritur...
Burimi:
sot.com.al