Kur Márquez fliste për romanin “Njëqind vjet vetmi”: Tërë frikë pyeta se çfarë dreqin do të vinte më pas…

Kur Márquez fliste për romanin “Njëqind vjet vetmi”: Tërë frikë pyeta se çfarë dreqin do të vinte më pas…

Aroma e Guajabës: (Fragment nga biseda e Plinio Mendozas  me Gabriel Garcia Márquez, për romanin Njëqind vjet vetmi.) – Cili ishte momenti më i vështirë i romanit për ju? – Fillimi. E kujtoj shumë mirë ditën kur, me shumë vështirësi, mbarova fjalinë e parë dhe, tërë frikë, pyeta se çfarë dreqin do të vinte më pas. Në fakt, derisa anija u gjet në mes të xhunglës, me të vërtetë nuk besoja se ky libër mund të mbërrinte diku. Por që nga ajo kohë, gjithçka ishte një lloj vrulli, por edhe shumë argëtim. – A ju kujtohet dita kur e mbaruat? Sa ishte ora? Cila ishte gjendja juaj shpirtërore? – Shkrova për tetëmbëdhjetë muaj, çdo ditë, nga nëntë e mëngjesit deri në tre pasdite. Sigurisht, e...