Kur Maradona bënte zbulimin e fortë për Botërorin: Argjentina duhej të ishte aty, edhe me doping…

Kur Maradona bënte zbulimin e fortë për Botërorin: Argjentina duhej të ishte aty, edhe me doping…

Një nga historitë më të bujshme të Botërorit 1994 mbetet përjashtimi i Diego Maradonës pas kontrollit antidoping. Vite më vonë, legjenda argjentinase rrëfeu versionin e tij për rikthimin në kombëtare, presionet dhe atë që e konsideronte si prapaskenën e vërtetë të “SHBA 94”: “Në vitin 1994, kur më thanë të kthehesha në kombëtare për Botërorin, peshoja 97 kg. Nuk doja të kthehesha, merrja 50 telefonata në ditë nga sponsorë, nga organet e FIFA-s dhe nga njerëz që ishin të lidhur me kombëtaren. Bilardo, ish-trajneri i kombëtares, një ditë më tha: Diego, të duan të gjithë, populli të do dhe mbi të gjitha të duan ata të FIFA-s. Botërori amerikan ka nevojë për fytyrën tënde për të shitur, edhe ne kemi nevojë për ty. Kështu më bindën...