Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kur dhe pse u formua organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, Komiteti i Fshehtë” i Kosovës dhe “Klubi i Shkupit”?
Fitim Rifati: Për shqiptarët në Evropën e fillimshekullit XX, organizatat, kryesisht të fshehta, paraqisnin modelin më të mirë të bashkimit politik e revolucionar, në shërbim të realizimit të të drejtave kombëtare dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare. Viti 1913 shënon një fazë të re në historinë e popullit shqiptar. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) njohën formimin e shtetit shqiptar, por jo në kufijtë e tij etnik. Prijësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u angazhuan që Shqipëria të përfshinte në kufijtë e saj politik të gjitha viset shqiptare. Rrjedhimisht, formimi i organizatave me karakter politik dhe ushtarak, ishte i rëndësishëm për realizimin e këtij qëllimi. “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë” i Kosovës”, “Klubi i Shkupit” e ndonjë tjetër, janë organizata pararendëse, të cilat në...