“Kur dha shpirt, ia mbylla sytë me duart e mia”- Si vdiq At Vinçenc Prennushi nga torturat në burgun e Durrësit

“Kur dha shpirt, ia mbylla sytë me duart e mia”- Si vdiq At Vinçenc Prennushi nga torturat në burgun e Durrësit

Më 4 shtator të vitit 1885 lindi Vinçenc Prennushi, klerik, publicist, poet, mbledhës i folklorit dhe përkthyes. Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. U pagëzua me emrin Kolë. Hyri në kuvendin françeskan të vendlindjes më 1900, e më pas u shugurua meshtar në Tirol të Austrisë, ku kryente studimet, duke e ndërruar emrin në Vinçenc. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “Kangët” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; “Visaret e Kombit”. Në vitin 1921, boton përmbledhjen e njohur poetike: “Gjeth’ e Lule”. Ai ishte penë letrare dhe shkencore ndër fletoret më në zë të klerit, ishte një drejtues i “Hyllit të Dritës”, “Lajmtari i Zemrës së...