Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kur bota nisi të interesohej se “Kush janë shqiptarët?”
Kur bota nisi të interesohej se “Kush janë shqiptarët?” Një studiues britanik, Wadham Peacock është i mendimit se interesimi i vërtetë për shqiptarët nisi menjëherë pasi diplomacia europiane vendosi të krijonte shtetin shqiptar, në vitin 1912. Peacock, i cili ka qenë një njohës i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve shkruan në librin e tij “Shqipëria shteti jetim i Europës”, i botuar në 1914: “Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishullin misterioz ballkanik të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig. Për shqiptarët, është e vërtetë,...