“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma për fuqizimin ekonomik të grave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rolin e bashkisë në procesin e integrimit europian të vendit. Gjatë vizitës, ambasadorja u takua me një grup grash artizane që punojnë për ruajtjen e artit tradicional shqiptar të tezgjahut dhe u njoh me veprimtarinë e një punishteje të endjes së qilimave, të ngritur nga Fondacioni Joscelyn. “Një eksperiencë shumë e bukur të njihja më nga afër artin tradicional të tezgjahut shqiptar në Elbasan. Sot takova një grup grash artizane që punojnë për të ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare”, u shpreh Moreira de Sousa. Ajo theksoi se, përmes projekteve TWIST dhe RISE HER, Bashkimi Europian mbështet...