Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet
👁9263
Qëndrim i bujshëm nga Real Madrid në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje. Për të protestuar ndaj deklaratave të arbitrit të ndeshjes, i cili foli për presione të papërshtatshme nga ana e Real Madrid TV, klubi i drejtuar nga Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se nuk do të zhvillonte as stërvitjen e planifikuar në fushën ku do të luhej sot ndeshja. Ky qëndrim i ashpër ngjalli një pikëpyetje shumë më të madhe. Mediat spanjolle u pyetën nëse “Los Blancos” do të paraqiteshin të shtunën në mbrëmje në fushë kundër Barcelonës....