Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kundërshtojnë me dhunë efektivët e dëmtojnë mjetin e policisë, arrestohen 3 vëllezër
👁11639
Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit. Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç, të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata do përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”. Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër. “Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e saj, Policia...