Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Parlamenti Evropian i dha të enjten Gjykatës Ndërkombëtare Penale Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit, duke sinjalizuar kundërshtimin ndaj sanksioneve të SHBA-së që kërcënojnë punën e gjykatës. Çmimi vjetor njeh individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Laureatë të mëparshëm përfshijnë udhëheqësin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela dhe figurën e opozitës ruse Alexei Navalny. Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sanksione kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare më 9 tetor, pas kritikave të përsëritura për urdhër-arrestin e saj për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe hetimin e saj mbi sjelljen e trupave amerikane në Afganistan. “Ky është një mesazh shprese dhe rezistence dërguar Donald Trump. Ne nuk do ta braktisim sundimin e ligjit dhe drejtësinë ndërkombëtare. Ne do të qëndrojmë...
Burimi:
javanews.al