Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti i ekspertëve u prezantua për të mbledhur opinionet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave e kundërshtimet që ka marrë drafti i Kodit të ri Penal. Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë ironizon duke thënë se të alarmuarit duhet të kujdesen që të mos ekspozohen në diell. Më tej ai qartëson se drafti u prezantua për të mbledhur opinionet. Më herët kryeministri ka deklaruar se drafti duhet të marrë ‘ok’ nga Brukseli në mënyrë që të kalojë për votim në Kuvend. “Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen...