Kundërshtarëve të mi

Kundërshtarëve të mi

Poezi nga Dritëro Agolli Ju aq baltë po hidhni mbi mua,Sa në baltën që kam përmbi trup,Mund të mbijë një dardhë a një ftua,Një korije e madhe me dushk. Në korije dhe dru mund të mbani,Mund të shkoni për gjah me langonj,Mund të ngjiti në pemë të hani,Po të doni dhe dardha dhe ftonj. Balta ngrihet mbi mua e pasur,Sa mbi baltën korija bleron…Trupin tim ma bleruat padashurDhe ma bëtë vërtet plantacion./KultPlus.com