Kundër harresës: Kujtesa, trupi dhe mungesa në poezinë e Naime Beqirajt

Kundër harresës: Kujtesa, trupi dhe mungesa në poezinë e Naime Beqirajt

Naime Beqiraj, “Mos i kallxo harrimit”, Botime Koliqi, Prishtinë, 2026. Nga: Dr. Sarë GJERGJI Vëllimi poetik “Mos i kallxo harrimit” i Naime Beqirajt organizohet rreth një tensioni themelor: marrëdhënies ndërmjet kujtesës dhe harresës. Ky tension nuk përcakton vetëm temat e librit, por edhe mënyrën se si ndërtohet ligjërimi poetik. Harrimi nuk është këtu thjesht zbrazëti, humbje e së shkuarës apo zbehje e natyrshme e përvojës; ai fiton cilësitë e një force aktive, pothuaj antagoniste, me të cilën subjekti lirik negocion vazhdimisht. Herë përpiqet ta kundërshtojë, herë e përdor si mbrojtje, herë kërkon ta vonojë, ndërsa në raste të tjera pranon se nuk mund ta zotërojë. Pikërisht në këtë lëvizje ndërmjet ruajtjes dhe humbjes, rikthimit dhe zhdukjes, qëndron një nga parimet organizuese të vëllimit: poezia bëhet...