Burimi:
Argjiroja.net

Kumbaro mbledh fermerët e Gjirokastrës: Aplikoni për subvencionet në bujqësi!
👁9937
Mirela Kumbaro ka zhvilluar sot një takim me fermerë të qarkut Gjirokastër teksa kanë nisur aplikimet për Skemën Kombëtare, subvencionet që jep qeveria për blegtorët, bujqit, agropërpunuesit etj. Të pranishëm ishin zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote dhe drejtoresha e përgjithshme e AZHBR. Kumbaro thotë se prodhimi i fermerëve tanë është sidomos në funksion të sektorit të turizmit. “Fermerët gjirokastritë nuk janë vetëm prodhues bujqësorë, por edhe ofrues të eksperiencave autentike agroturistike, falë zhvillimit të turizmit në qark duke qenë furnitorët e parë për tryezat e strukturave akomoduese – hoteleve e bujtinave – dhe të restorantëve, për të plotësuar nevojat e...