Kumbaro i dorëzon nënsekretares së Përgjithshme të OKB-së ratifikimin e Konventës…

Kumbaro i dorëzon nënsekretares së Përgjithshme të OKB-së ratifikimin e Konventës…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i dorëzoi nënsekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Elinor Jane Britt Hammarskjöld, ratifikimin e Konventës së OKB për të Drejtën e Detit, mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar. Kumbaro e dorëzoi ratifikimin e kësaj konvente në konferencën e Oqeaneve, të organizuar në Francë, në prani edhe të kryeministrit francez Emmanuel Macron. “Me ratifikimin në Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar, e rreshtuam vendin tonë krah 60 vendeve që i kanë dhënë fuqi ligjore kësaj Konvente”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale....
Burimi: Opinion.al