Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar rëndësinë e dialogut si mënyrë për të shprehur qëndrimet dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Kumbaro, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga incidentet gjatë protestës, ku protestuesit godasin me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar xhamat dhe pjesë të tjera të objektit. Në reagimin e saj, Kumbaro theksoi se dhuna ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë, duke bërë thirrje për dialog dhe komunikim. “Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë”, shkroi ministrja në rrjetet sociale.