Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kumbaro: Aplikacioni TEA e çon turizmin përtej kufijve, përdorues nga 126 shtete
Kalendari turistik i eventeve verore edhe këtë vit vjen i harmonizuar në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania). Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot të gjithë të interesuarit ta instalojnë këtë aplikacion, për të mos humbur asnjë nga aktivitetet turistike që zhvillohen në vend. Kumbaro vlerësoi se TEA është aplikacioni shqiptar që e çon turizmin përtej kufijve, ndërsa vuri në dukje se përdoruesit e këtij aplikacioni vijnë nga 126 shtete të botës. “TEA udhëton kudo ku ka dëshirë për të zbuluar Shqipërinë, prandaj përdoruesit e saj vijnë nga 126 shtete të botës, sepse Shqipëria nuk është vetëm...