Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kumbaro: 24 orë të vështira në Delvinë-Gjirokastër, rreziku drejt Fushëbardhës u shmang
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën mes Delvinës dhe Gjirokastrës, duke e cilësuar 24-orëshin e fundit si tepër sfidues për forcat në terren. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se temperaturat ekstreme dhe terreni i thyer kanë vështirësuar ndërhyrjen, por përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve kanë qenë të koordinuara dhe me angazhim maksimal nga zjarrfikësit dhe punonjës të tjerë të emergjencës. Ministrja vlerësoi kontributin e çdo efektivi në terren, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e tyre në mbrojtje të natyrës dhe jetës së qytetarëve....