“Zëri që sfidoi kohën- Lukë Kaçaj”, një mbrëmje në TKOB për një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar
Nga Julia Vrapi Lukë Kaçaj, një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar, artisti që me zërin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e operës shqiptare. Ai realizoi mjeshtërisht role nga operat shqiptare dhe ato botërore, duke pasuruar repertorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një sërë interpretimesh të rëndësishme. Më 19 qershor, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit organizon një mbrëmje të veçantë kushtuar artistit të madh. “Në 100-vjetorin e lindjes së Lukë Kaçajt, kujtojmë një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar, artistin që me zërin e tij të jashtëzakonshëm la gjurmë të pashlyeshme në historinë e operës shqiptare. I njohur si “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçaj nuk ishte vetëm një bas-bariton me përmasa të rralla...
Burimi:
sot.com.al