Zbulohet mozaiku i ri në Elbasan, arkeologët: Gjetje interesante në bazilikën paleokristiane

Zbulohet mozaiku i ri në Elbasan, arkeologët: Gjetje interesante në bazilikën paleokristiane

Një mozaik i ri me vlera të veçanta historike dhe arkeologjike është zbuluar në bazilikën paleokristiane të Elbasanit. Zbulimi u bë gjatë javës së parë të sezonit të ri të gërmimeve, në kuadër të projektit kërkimor për lagjen romano-bizantine jashtë mureve të qytetit antik të Scampis. Sipas specialistëve, gjetjet e reja ndihmojnë në kuptimin më të plotë të evolucionit të monumentit gjatë shekujve V dhe VI, si dhe të zhvillimit ekonomik, kulturor e shoqëror të qytetit antik. Arkeologu Elio Hobdari, shprehet se kërkimet aktuale synojnë të përcaktojnë me saktësi fazat e ndërtimit dhe përdorimit të bazilikës. “Gërmimet kanë treguar se kisha ka kaluar të paktën dy rindërtime madhore, të shoqëruara me mozaikë të rinj dhe ndryshime strukturore”, thotë drejtuesi i gërmimevem Elio Hobdari. Ndërkohë, arkeologu...