PROTESTA BEN JEHONE NE MEDIAT E HUAJA

PROTESTA BEN JEHONE NE MEDIAT E HUAJA

Protesta e zhvilluar të enjten para Parlamentit shqiptar ka marrë vëmendjen e disa prej mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë transmetuar pamjet e përplasjeve mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Al Jazeera English publikoi pamje nga Tirana, duke theksuar se policia përdori topa uji dhe spraj piperi ndaj protestuesve. Media ndërkombëtare e paraqiti protestën jo më vetëm si kundërshtim ndaj një projekti turistik, por si një lëvizje që “është zgjeruar në një protestë më të gjerë antiqeveritare”. Në reportazh u shfaqën edhe flamingot rozë, që janë kthyer në simbolin e protestës, si dhe pankarta me mesazhin: “NUK I DËGJONI SHQIPTARËT. NUK E DËGJONI EUROPËN. ATËHERË KË PO DËGJONI?” Edhe agjencia ndërkombëtare Reuters raportoi për përplasjet jashtë Parlamentit, duke shkruar se policia përdori topa...