Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë
Analisti Martin Leka, i ftuar mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e ka cilësuar paradoksale situatën në Shqipëri. Sipas tij, në njërën anë është opozita që akuzon qeverinë, ndërsa në anën tjetër në Bruksel mbyllen grupkapitujt e negociatave. Për analistin, Shqipëria ka nevojë, si fillim, për demokratizimin e partive politike, në mënyrë që forcat kryesore të mos jenë më parti të kryetarëve. Pjesë nga biseda: Leka: Kemi një paradoks. Nga njëra anë është opozita që akuzon qeverinë për narkoshtet, ndërsa nga ana tjetër në Bruksel mbyllen tre grupkapituj. Jemi në një kohë kur, në vitin 2030, nuk do të na tregojnë më me gisht. Paradoksi tjetër është se këtu errësohet çdo gjë e bërë në 13 vjet. Kemi...
Burimi:
vizionplus.tv