Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enver Hoxhës për Fadil Hoxhën (shtator 1970)

Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enver Hoxhës për Fadil Hoxhën (shtator 1970)

Afro 20 e sa vite të shkuara, në një nga bisedat tona me studiuesin dhe historianin e njohur Sherif Delvina (“Mësues i Popullit”), së bashku dhe me dy miqtë e tij të ngushtë, profesor Luan Malltezi e Gani Demiri Ratkoceri (“Mësues i Popullit”, me origjinë nga Kosova, i ardhur në Shqipëri si emigrant politik në vitin 1961, ish-i burgosur në kampet e burgjet politike të Enver Hoxhës), Sherifi, i cili pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar më shumë në arkivat e shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare, na thoshte se: “Enver Hoxha, jo vetëm, që nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, por ai ka luftuar me të gjitha mënyrat, që ajo gjë të mos...