“Spider-Man: Brand New Day” tejkalon “Odyssey” në arkëtime, i afrohet 1 miliard dollarëve

“Spider-Man: Brand New Day” tejkalon “Odyssey” në arkëtime, i afrohet 1 miliard dollarëve

Filmi i ri i Marvel, “Spider-Man: Brand New Day”, ka nisur me një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke tejkaluar në vetëm katër ditë fitimet totale të filmit “Odyssey” dhe duke u afruar me shifrën e një miliard dollarëve. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ndërkombëtare, filmi ka grumbulluar deri tani rreth 927 milionë dollarë nga shitjet e biletave në mbarë botën, duke regjistruar një nga debutimet më të suksesshme në historinë e kinemasë. Produksioni shënon rikthimin e katërt të aktorit Tom Holland në rolin e Peter Parker, i njohur si Spider-Man. Filmi ka siguruar 335 milionë dollarë në tregun amerikan gjatë fundjavës së parë, duke u renditur ndër debutimet më të fuqishme të të gjitha kohërave. Në tregjet ndërkombëtare, “Spider-Man: Brand New...